Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Aksion antidrogë në Gjilan – arrestohen tre persona, zbulohen sera me lëndë narkotike

Aksion antidrogë në Gjilan – arrestohen tre persona, zbulohen sera me lëndë narkotike

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Prokurorinë, ka ndërmarrë një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Hoti, ka konfirmuar se deri më tani janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale.

Gjatë operacionit janë zbuluar disa sera të pajisura për kultivimin e lëndëve narkotike, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Sipas Policisë, AKI ka luajtur një rol kyç në identifikimin e lokacionit dhe personave të dyshuar, duke ndihmuar në koordinimin e operacionit.

Operacioni është ende në zhvillim dhe priten detaje të mëtejshme.