Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Aksidentohet një fëmijë në Pejë, dërgohet për mjekim në QKUK

Aksidentohet një fëmijë në Pejë, dërgohet për mjekim në QKUK

Sot në Pejë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një fëmiju, i cili për shkak të lëndimeve është dërguar për mjekim në QKUK.

Zëdhënësi i policisë së Pejës, Driton Rugova, tha për Express se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Konfirmimi i tij i plotë:

Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘ Jeton Dedushaj’ në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit fëmija ka pësuar lendime trupore dhe i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, për shkak të natyrës së lëndimeve fëmija dërgohet në QKUK-Prishtinë