Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksidentohet këngëtarja Tuna Sejdiu

Aksidentohet këngëtarja Tuna Sejdiu

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu, është përfshirë së fundmi në një aksident rrugor. Sipas raportimeve nga burime pranë emisionit “Prive”, këngëtarja nuk ka qenë shkaktare e aksidentit.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për asnjë lëndim apo problem shëndetësor për Tunën.

Ajo ka shpëtuar pa pasoja fizike, ndërsa aksidenti ka rezultuar vetëm në dëme materiale në automjetin e saj.