Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Aksidentohet automjeti i zjarrfikësve me një veturë civile në Kaçanik

Aksidentohet automjeti i zjarrfikësve me një veturë civile në Kaçanik

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Kovaçec të Kaçanikut.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili tha se në aksident janë përfshirë një automjet i zjarrfikësve dhe një veturë civile.

“Sot, në ora 14:44 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Kovaçec të Kaçanikut është një aksident komunikacioni ku janë përfshirë një automjet i zjarrfikësve dhe një veturë civile. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në automjete, lëndime kanë pësuar dy persona”, tha Veseli.

Veç patrullës së policisë së stacionit të Kaçanik, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Komunikacionit Rrugor për hetimin e rastit, shtoi Veseli.

/TV Arbëria