Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Aksidentohet autobusi ‘Shpejtimi’, detaje nga kompania, ja si ndodhi ngjarja

Aksidentohet autobusi ‘Shpejtimi’, detaje nga kompania, ja si ndodhi ngjarja

Autobusi i kompanisë ‘Shpejtimi’ është aksidentuar të autosalloni ‘Xeni’.

Pamjet se si ka ndodhur ky aksident po qarkullojnë në rrjete sociale.

Në aksident është përfshirë një autobus i kompanisë “Shpejtimi Tours”, i cili sipas pamjeve, shihet se autobusi ka qenë duke lëvizur derisa humb kontrollin dhe godet disa vetura që ishin në hapësira e një auto-salloni.

Menaxheri i kompanisë “Shpejtimi Tours”, Ibrahim Veselaj tha për Telegrafin se në autobus nuk ka pasur pasagjerë.

“Nuk ka pasur asnjë pasagjerë. Autobusi ka zbritur udhëtarët në stacionin e fundit në Gjakovë, ata kanë qenë në shëtitje në Selanik të Greqisë”, tha ai.

Veselaj tha se në aksident nuk është lënduar askush, as shoferi.

I pyetur për shkaqet e këtij aksidenti, Veselaj tha “policia është duke u marrë me rastin, ende nuk dihet për shkaqet e aksidentit”.

Ndryshe, nga policia kanë konfirmuar aksidentin duke njoftuar se ka ndodhur rreth orës 03:00, në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren).

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një autobusi, në rrethana deri më tani të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Themes by WordPress