Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Aksidentohet autobusi me nxënës gjatë një ekskursioni në Elbasan

Aksidentohet autobusi me nxënës gjatë një ekskursioni në Elbasan

Një autobus që transportonte nxënës shkolle gjatë një ekskursioni u përfshi në një aksident rrugor mesditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, kur autobusi, gjatë një manovrimi të gabuar në lëvizje, u përplas me një automjet tjetër dhe përfundoi pas shtyllës së një karburanti.

Nuk ka të lënduar nga aksidenti, edhe pse paniku te fëmijët ka qenë i madh.