Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksidentohen tri vetura në Prishtinë, Policia jep detaje

Aksidentohen tri vetura në Prishtinë, Policia jep detaje

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy persona.

Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e kombit ” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.