Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy vetura me targa të Kosovës, në Milot, më saktësisht në autostradën tek Ura e Zogut.
ABC News raporton se dy automjetet janë përplasur në Rrugën e Kombit, teksa i plagosur ka mbetur një shtetas nga Kosova.
Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

