Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksidenti tragjik në Dragash: Varrosen nënë e bijë, familjarët falin gjakun

Aksidenti tragjik në Dragash: Varrosen nënë e bijë, familjarët falin gjakun

Janë varrosur nënë e bijë që humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të hënën në rrugën Dragash-Zhur.

Në ceremoni morën pjesë shumë qytetarë, e në mesin e tyre edhe familjarë të personit që dyshohet se e shkaktoi aksidentin tragjik.

Gjatë ceremonisë, familja e viktimave e fali gjakun e dy prej më të dashurave të tyre, dhe këtë e bënë në prani të pjesëmarrësve në varrim.

Mbrëmë kryetari i komunës, Behxhet Xheladini, e ka vizituar në spital Vloran Krasniqin, i cili është bashkëshort, respektivisht baba i viktimave.

Sipas Xheladinit, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi ndërkaq është ndaluar për 48 orë pasi ka marrë ndihmën mjekësore.