Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën industriale në Suharekë, shkruan Arbëria TV.
Si pasojë e këtij aksidenti, të lënduar kanë mbetur dy persona.
Rastin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Bëhet fjalë për një aksident trafiku me lëndime, në aksident janë përfshirë dy automjete, derisa njësitet e trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Gashi për Arbëria TV.