Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksidenti në të cilin u rrokullis kamioni, deklarohen nga Policia: Dy persona mbetën të lënduar

Aksidenti në të cilin u rrokullis kamioni, deklarohen nga Policia: Dy persona mbetën të lënduar

Në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy kamionë, si pasojë e të cilit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Lajmin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:24.

Sipas tij, përveç dëmeve materiale, të lënduarit janë dy ngasësit e kamionëve, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor.