Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksidenti në Prizren – Sveçla: Ky grup organizoi gara të tilla edhe më herët

Aksidenti në Prizren – Sveçla: Ky grup organizoi gara të tilla edhe më herët

Personat që mbrëmbjen e së shtunës organizuan gara me vetura duke shkarkuar aksidentin që ua mori jetën tre të rinjve në magjistralen “Ibrahim Rugova”, e kishin bërë të njëjtën gjë edhe më herët.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha në një konferencë për media se pas këtij aksidenti, kanë biseduar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxhën për “masat që duhet të ndërmerren, sidomos nga Policia e Kosovës në raport me organizimin e garave automobilistike të jashtëligjshme” dhe “për veprimet e ndërmarra nga Policia për rritjen e sigurisë në trafik”.

Ai la të kuptohet se drejtori i Policisë ka marrë masa “idhur me neglizhencën e zyrtarëve policorë në trajtimin me prioritet të organizimit të garave të paligjshme”.

“Policia e Kosovës, të njëjtit grup ia kishte parandaluar dy herë organizimin e garave të tilla. Siç tashmë është bërë publike në media, të njëjtit kanë pasur gjoba të njëpasnjëshme nga Policia e Kosovës për tejkalim shpejtësie dhe rrezikim në komunikacion, ndërsa njërit prej tyre i është konfiskuar patent-shoferi për tejkalim shpejtësie dhe filmim e publikim i këtyre garave”.

Këtë vit, ministri tha se 104 qytetarë kanë humbur jetën në aksidente, ndërsa Policia e Kosovës ka shqiptuar 76 gjoba ndaj personave që kanë organizuar gara të jashtëligjshme automobilistike.

Në mesin e masave të ndërmarra, Sveçla tha se “zyrtarët e trafikut janë pajisur me kamera trupore” dhe se janë futur në funksion “vetura me pajisje inteligjente për evidentimin elektronik të shkeljeve në komunikacion”.

/TV Arbëria