Gjatë ditës së sotme është raportuar për një aksident në fshatin Keqekollë të Prishtinës, shkruan Arbëria TV.
Aksidenti ndodhi mes një autobusi dhe një veture, ku si pasojë një person ka vdekur dhe 14 të tjerë kanë marrë tretman mjekësor.
Lajmin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.