Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Aksidenti në Kamenicë, ndërron jetë edhe një foshnje

Aksidenti në Kamenicë, ndërron jetë edhe një foshnje

Një foshnje, rreth 1-vjeçare ka ndërruar jetë sot, si pasojë e aksidentit që ka ndodhur dje në fshatin Hodonoc të Kamenicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka treguar se foshnja ka vdekur në QKUK.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatë se në Qendren Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plageve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndrruar jetë edhe një fëmijë i moshes rreth një vjeçare.”, ka bërë të ditur Hashani.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një burrë, dje ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në Hodonoc të Kamenicës.

/TV Arbëria