Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas rastit tragjik që ndodhi në Hungari, ku dy shtetas nga Kosova humbën jetën në një aksident trafiku.
Zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre.
Postimi i plotë i Gërvalles:
Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari.
Sapo kontaktova me familjarë të viktimave dhe iu shpreha ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre.
Njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre.
Ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi!
/TV Arbëria