Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksidenti me vdekje në Komoran, arrestohet shoferi i njërës prej automjeteve të përfshira

Aksidenti me vdekje në Komoran, arrestohet shoferi i njërës prej automjeteve të përfshira

Policia ka dhënë detaje për aksidentin me vdekje dje në Komoran, ku vdiq një person.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një motoçikletë, të cilën po e ngiste viktima.

ofron trajtime jo kirurgjikale për gungat në gishta
Policia ka thënë se shoferi i njërës prej veturave është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. “Nazmi Gashi”, Komoran/01.09.2024 – 13:30. Raportohet për një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me drejtues një mashkull kosovar dhe një femër kosovare dhe një motoçiklisti mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa drejtuesi i njërës nga veturat e përfshira në aksident i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.”