Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm te ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, ku dyshohet se janë përfshirë dy automjete.
Bëhet me dije se ‘aksidenti ka qenë i tmerrshëm’, teksa në videon e mëposhtme shihen dëmet e mëdha që janë shkaktuar, ndërsa akoma nuk raportohet për të lënduar.
Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se dy nga të lënduarit janë zyrtarët policorë.
“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë).
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor).”
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.”- thuhet në përgjigjen e Policisë.