Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Aksidenti i rëndë në Komoran përfundon me fatalitet, vdes i mituri

Aksidenti i rëndë në Komoran përfundon me fatalitet, vdes i mituri

Aksidenti i rëndë për të cilin u raportua se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komoran, ka përfunduar me fatalitet.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Kjo e fundit, ka njoftuar se në aksident është përfshirë një automjet, dhe se viktima, është një i mitur.

‘’Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet.

Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur.

Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur  është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.’’, ka njoftuar Ahmeti për Express.