Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë të martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Pasagjerët kanë mbetur të bllokuar brenda në mjet, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën dy persona
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca, që kanë transportuar në spital disa prej të lënduarve.
Ndërsa forcat zjarrfikëse po përpiqen të nxjerrin jashtë mjetit personat e mbetur brenda, mes të cilëve raportohet se ka edhe fëmijë.