Pas aksidentit tragjik në tunelin e Pont de l’Alma në Paris më 31 gusht 1997, Princesha Diana, e plagosur rëndë, u gjet ende e gjallë nga ndihmësit e parë që arritën në vendin e ngjarjes.
Para se të merrte frymën e fundit, tre orë më vonë, ajo i dha fjalët e saj të fundit zjarrfikësit Xavier Gourmelon, duke i thënë: “Zoti im, çfarë ka ndodhur?” pasi u hoq nga rrënojat e makinës.
Këto fjalë sipas the express, përshkruajnë momentet e fundit të një gruaje të mrekullueshme e cila, në ato çaste të dhimbshme, përjetonte konfuzionin dhe tronditjen që pasoi përplasjen fatale.
Princesha Diana pati një ndikim kaq pozitiv në botë, saqë ajo adhurohet edhe sot, afër 30 vjet nga vdekja e saj në 1997.
Miliona njerëz mund të kujtojnë saktësisht se ku ishin kur dëgjuan lajmin tragjik të vdekjes së Dianës në moshën vetëm 36-vjeçare.