Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Shipol të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka deklaruar se në aksident kanë qenë të përfshirë katër automjete.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit ” në Mitrovicë. Në aksident janë përfshirë katër automjete. Përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër persona”, tha ai.