Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:14, në Prizren.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat janë përplasur mes vete.
Lajmin për TV Arbëria e ka konfirmuar, Shaqir Bytyqi, nga policia për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi bëri të ditur se një person është lënduar.
“Dy automjete janë të përfshira një person ka pësuar lëndime, ai është dërguar në emergjencën e Prizrenit”. /TV Arbëria