Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Komoran të Drenasit, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Aksidenti ka ndodhur përballë stacionit policor në Komoran, ku një veturë ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet automjeti i dëmtuar rëndë, i mbetur në mes të rrugës.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.
Po ashtu, nuk janë bërë të ditura rrethanat që kanë çuar tek aksidenti.