Një aksident trafiku ka ndodhur në Lagjen Arbëria, në Prishtinë, vetura ka goditur motoçiklistin, shkruan TV Arbëria.
Në pamjet e publikuara nga TV Arbëria, shihet tollovia e krijuar pas aksidentit. Rreth aksidentit kalimtarët e rastit kanë thënë se shoferi i veturës ka qenë me telefonë në dorë.
Ndërsa për të lënduar nuk dihet ende.
TV Arbëria ka kontaktuar me policinë për rastin por ende nuk ka ndonjë përgjigje.