Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, veturat përplasen dhe godasin një të mitur

Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, veturat përplasen dhe godasin një të mitur

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, është goditur një i mitur dhe është lënduar edhe shoferi i njërës prej veturave.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.