Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident në Selanik, vdes 30-vjeçari shqiptar

Aksident në Selanik, vdes 30-vjeçari shqiptar

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën sot pas një aksidenti automobilistik në Selanik. Ngjarja ka ndodhur në Tagarades të Bashkisë Thermi të Selanikut.

Sipas Top Channel, rasti ndodhi rreth orës 01.00 pas mesnate, mjeti i drejtuar nga 30-vjecari shqiptar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca si dhe dy mjete zjarrfikëse. Katër zjarrfikës kanë nxjerrë nga automjeti të riun shqiptar, i cili kishte ndërruar jetë.

Policia po vijon hetimet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.