Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident në rrugën Prizren – Prevallë, përfshihen dy vetura, lëndohet një person

Aksident në rrugën Prizren – Prevallë, përfshihen dy vetura, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur mes veturave në fshatin Reqan të Prizrenit, në rrugën Prizren – Prevallë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ky i fundit ka shtuar se si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe, së paku një person është lënduar.

‘’Aksident trafiku në fshatin Reqan të Prizrenit

Më datën 14.10.2026, rreth orës 09:40, është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, në fshatin Reqan të Prizrenit, në rrugën Prizren–Prevallë.

Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku një person ka pësuar lëndime trupore.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaqeve që kanë çuar deri te aksidenti’’, ka thënë ai.