Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, pesë persona të lënduar

Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, pesë persona të lënduar

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se aksidenti ka ndodhur mes tri veturash.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.