Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, si pasojë i lënduar ka mbetur një këmbësor.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin për TV Arbëria e konfirmojë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti teksa shtoi se në aksident kanë qenë përfshirë një veturë në lëvizje dhe këmbësori.
“Rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje”, tha ajo.
Ahmeti shtoi se Me rast po merret njësiti i trafikut.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (këmbësori).
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.Me rast po merret njësiti i trafikut.