Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se nga aksidenti ka pësuar lëndime një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka deklaruar Pllana.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.