Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë: Vdesin dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë: Vdesin dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç

Dy persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti të rëndë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë viktimat janë të moshës 22 dhe 24 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 02:53, të datës 19 gusht 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim dhe nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.