Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Aksident në rrugën Komoran-Caralevë, vdes një person

Aksident në rrugën Komoran-Caralevë, vdes një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në rrugën Komoran-Caralevë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, ka treguar detaje për nga aksidenti.

Sipas saj, viktima e ka humbur kontrollin gjatë ngasjes dhe ka goditur disa vetura të parkuara.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën”, ka thënë ajo.