Sot rreth orës 04:00 të mëngjesit një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë.
Rasti është konfirmuar për TV Arbëria nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e aksidentit, Ahmeti tha se kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”.
Si pasojë e aksidentit, Ahmeti tha se kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha zëdhënësja e policisë për TV Arbëria.