Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka informuar se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një kamioni dhe një kamionete.
“Sot rreth orës 08:19 eshte raportuar një aksident trafiku në mes te nje kamioni -betonjer dhe kamionete. Aksidenti ka ndodhe ne rrugen tranzit ne Prizren. 5 persona Jane te lënduar.”, ka bërë të ditur Bytyqi.
/TV Arbëria