Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident në Poterq të Klinës, pesë të lënduar

Aksident në Poterq të Klinës, pesë të lënduar

Një aksident mes një kamioni dhe një veture ka ndodhur sot në Potërq të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës tha për Express se pesë persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Poterq-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 1 kamion dhe 1 veturë, si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.