Policia thekson se si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.