Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Aksident në Lubozhdë të Istogut, lëndohen pesë persona

Aksident në Lubozhdë të Istogut, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në fshatin Lubozhdë të Istogut, ku janë përfshirë dy vetura dhe kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

Reload 300X250
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa të gjithë personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog për të marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 20:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lubozhdë-Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKMF-Istog për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Rugova.