Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident në kryeqytet, merr lëndime një person

Aksident në kryeqytet, merr lëndime një person

Një person ka marrë lëndime pasi është përfshirë në një aksident në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në kryeqytet.

Nga pamjet që i ka siguruar Gazeta Paparaci shihet një person i cili ka marrë lëndime dhe të tjerë të cilët i japin ndihmë të njëjtit. Po ashtu afër tij shihet një motoçikletë e rrëzuar në tokë.

 

Ende nuk dihet si ka ndodhur aksidenti dhe të tjera detaje.

Për këtë, Paparaci ka kontaktuar me policinë dhe po pret informacion zyrtar.