Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident në Dollc të Istogut

Aksident në Dollc të Istogut

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Pejë, saktësisht në fshatin Dollc, ku janë përfshirë dy automjete të mëdha transportuese – një cisternë dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Nga ky aksident ka vetëm dëme të vogla materiale, dhe nuk ka persona të lënduar”, tha Gashi.