Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident në dalje të Istogut, policia në vendin e ngjarjes, nuk dihet për të lënduar

Aksident në dalje të Istogut, policia në vendin e ngjarjes, nuk dihet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në dalje të Istogut, raporton TV Arbëria.

Në disa foto të siguruara nga TV Arbëria shihet vetura e goditur e cila ka pësuar dëmtime të shumta, ndërsa për të lënduar nuk dihet ende.

Policia e Kosovës shihen në vendin e ngjarjes.

TV Arbëria ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por ende nuk ka ndonjë përgjigje.

Për më të rejat rreth rastit TV Arbëria do ju mbajë të informuar. /TV Arbëria

Pamje nga vendi i ngjarjes: