Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi Bajram Krasniqi.
“Në ora 16:20 është lajmëruar një aksident trafiku të ndodhur në hyrje-daljen e autostradës në Lipijan. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat në vendngjarje”, tha ai për Klankosova.tv.