Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes veturës e motoçikletës në Prishtinë, një i lënduar

Aksident mes veturës e motoçikletës në Prishtinë, një i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person”, tha Ahmeti.