Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në afërsi të Qendrës Studentore, shkruan Arbëria TV.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në aksident është perfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Sot rreth orës 16:30, në rrugën ” Afrim Zhiyia”në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka potencuar ajo për Arbëria TV.
Mes tjerash, Ahmeti ka thënë se personat e lënduar kanë pranuar ndihmë mjekësore./Arbëria TV/