Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes veturës dhe biçikletës në Prishtinë, një person dërgohet në spital

Aksident mes veturës dhe biçikletës në Prishtinë, një person dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, në lagjen Kalabria të Prishtinës, ku një biçiklist është goditur nga një veturë dhe ka pësuar lëndime trupore.

Si pasojë e përplasjes, viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

“Njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po trajtojnë në mënyrë të detajuar rrethanat që karakterizojnë aksidentin, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes si dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme ligjore”, konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.