Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes tri veturave në Vushtrri, lëndohen dy persona

Aksident mes tri veturave në Vushtrri, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë, gjegjësisht në Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se në aksident janë përfshirë tri vetura ku dy persona janë pësuar lëndime.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri . Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar dy persona.”