Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident mes tri veturash në Pejë, gjashtë të lënduar

Aksident mes tri veturash në Pejë, gjashtë të lënduar

Një aksident trafiku mes tri veturash ka ndodhur sonte në fshatin Ramun të Pejës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.“Sot rreth orës 20:20, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Ramun-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara tri (3) vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova