Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Aksident mes tri automjeteve në rrugën Pejë–Rugovë, një i lënduar

Aksident mes tri automjeteve në rrugën Pejë–Rugovë, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin e tetë, ku janë përfshirë tri automjete.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, i cili tha se si pasojë e aksidentit ka pasur persona të lënduar.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në spital”, ka deklaruar Rugova.
Rugova shtoi se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit.