Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Vitomiricë, lëndohet një person

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Vitomiricë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për TV Arbëria, duke bërë të ditur se i lënduari është dërguar për tretman në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Sot rreth orës 19;20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoqikletë, si pasojë e këtij aksidenti vozitësi i motoqikletës ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova./TV Arbëria./