Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes një veture dhe trenit në Drenas, lëndohet një person

Aksident mes një veture dhe trenit në Drenas, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Drenas mes një veture dhe trenit.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar edhe se si pasojë e aksidentit një person është lënduar.

‘‘Sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes’’, ka njoftuar Policia.