Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident mes një motoçiklete dhe automjeti që ndodhi sot në Lakrishtë të Prishtinës, ka lënë të lënduar vozitësin e motoçikletës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.

” Në këtë aksident trafiku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, ku si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti)”, tha Ahmeti.